Kate Middleton, dukesha e Cambridge, është e njohur për kontributin e saj mbi shëndetin mendor. Shëndeti mendor është një nga komponentët e shëndetit në tërësi dhe kërkon një vëmendje maksimale, sidomos nga një shoqëri si jona, e cila ka njohuri të pakta për çrregullimet e shëndetit mendor. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta nga Kate Middleton, mbi rëndësinë e shëndetit mendor.

“Duhet t’i ndihmojmë njerëzit e rinj dhe prindërit e tyre të kuptojnë se nuk është shenjë dobësie tëkërkosh ndihmë”.

“Nuk ekziston një libër me rregulla që të tregojë gjërat e mira dhe gjërat të këqija. Këto i mëson vetë dhe bën më të mirën për t’u kujdesur për familjen tënde”.

Ju pëlqen!

“Prindërit e mi më mësuan rëndësinë e cilësive si mirësjellja, respekti dhe ndershmëria. Në jetë kuptova se sa shumë rëndësi kishin cilësi të tilla”.

“Sfida më e madhe që kanë shumë njerëz, është se nuk dinë se si ta hedhin hapin e parë për t’i ndihmuar të tjerët”.

“Unë shpresoj vërtet të bëj një diferencë në jetën e të tjerëve, qoftë edhe të vogël. Mundohem vazhdimisht t’i ndihmoj të tjerët me aq sa mundem”.

“Personalisht, të bëhesha nënë ka qenë një eksperiencë shpërblyese dhe e mrekullueshme. Gjithsesi, ka pasur edhe momente, kur ka qenë një sfidë e vërtetë, edhe pse kam pasur një mbështetje që shumë nëna nuk e kanë”.

“Imagjinoni pak nëse të gjithë do të ishim të aftë t’i ndihmonim fëmijët që kanë nevojë të dëgjohen, tërespektohen dhe të duhen nga të tjerët. Realisht do të bënim një diferencë të madhe për një gjeneratë tëtërë”.

“Ne duhet t’i inkurajojmë njerëzit të flasin me njëri-tjetrin”.

“Nëse ndonjë prej nesh do të kishte temperaturë gjatë shtatzënisë, me siguri do të kërkonte këshillën dhe kontrollin e një mjeku. Të kërkosh ndihmë për shëndetin mendor nuk është diçka ndryshe. Fëmijët tanëduan që ne të kujdesemi për veten dhe të marrim kujdesin e duhur mjekësor”.

“Askush nuk do të ndihej në siklet, nëse kërkonte ndihmë për fëmijën e vet, nëse ai do të thyente krahun. Po njësoj duhet të ndihemi për të kërkuar ndihmë për një fëmijë që është duke hasur vështirësi emocionale”.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.