Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po i kalon ditët e fundit të fushatës zgjedhore duke kritikuar zyrtarët e shëndetit publik dhe mjekësorë që po mundohen ta luftojnë pandeminë e koronavirusit, ndonëse numri i rasteve po vazhdon të rritet, shkruan agjencia Reuters.

Duke bërë fushatë të premten në Midwest, Trump dha një mesazh përmbyllës që premtoi një ringjallje ekonomike dhe vaksinë për të luftuar COVID-19, pandemi që po i shtynë në limite kapacitetet e spitaleve dhe po shkakton vdekjen e afro 1000 personave në ditë.

Por, ai po ashtu ka sulmuar përtej rivalit të tij në zgjedhjet presidenciale të së martës, Demokratin, Joe Biden.

Ju pëlqen!

Trump duke deklaruar gjëra të pavërteta ka thënë se mjekët fitojnë më tepër para kur pacientët e tyre vdesin nga sëmundja, duke vazhduar kështu kritikat ndaj mjekëve, ku më herët e kishte kritikuar ekspertin mjekësor Anthony Fauci.

Presidnti i ka kritikuar zyrtarët Demokratë në Minnesota se kanë vënë në fuqi rregullin për të limituar tubimet deri në 250 persona.

“Është gjë e vogël, por gjë e tmerrshme”, ka thënë ai.

Në sondazhe Trump shihet prapa Bidenit në nivel nacional. Votuesit thonë se koronavirusi është shqetësimi i tyre kryesor.

Kampi i Bidenit ka limituar turmat në tubime apo ka bërë organizime ku përkrahësit kanë qëndruar në veturat e tyre.

Sot Trump do të udhëtojë në Pennsylvania, ku do të ketë tubime në qytetet Newtown, Reading e Butler.

Biden 77-vjeçar do të bëjë fushatë në Michigan, ndërsa do ta ketë përkrahë ish-presidentin Barack Obama, të cilit i kishte shërbyer nga posti i zv/presidentit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.