Viti 1910, viti lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, ishte një vit i kryengritjeve të mëdha në Shqipëri. Më 26 gusht, kjo familje shqiptare katolike, një nga më të spikaturat në luftën për një Shqipëri autonome, festonte lindjen e një vajze të shëndetshme. Anjneza, fëmija i tretë i Nikollës dhe Dranës, lindi në Shkup, kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës, në Maqedoninë Veriore të sotme.

Autenticiteti, është fjala që përshkruan më së miri jetën e murgeshës dhe shenjtores më të njohur – Nënë Terezës. Ajo reflektohej në çdo hap dhe ditë të radhës, një jetë konsistente dhe këmbëngulëse e doktrinës humaniste, që ajo zbatonte vërtet vazhdimisht: duke ushqyer të uriturit, duke shëruar të sëmurët, duke u sjellë atyre jo vetëm ndihmë materiale, por rehati dhe dritë, paqe dhe tolerancë.

Nënë Tereza në Kosovën e pajtimit. Jodhuna dhe pajtimi janë dhurata të çmuara që Kosova i sjell me vete teksa i afrohet Europës. Kosova nuk ishte vetëm skena e luftës së fundit në tokën europiane, por ishte mbi të gjitha toka që pa përvojën më të madhe të jodhunës në Europë të zhvilluar në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Mesazhet e Nënë Terezës për dashuri dhe falje kanë qenë të frytshme dhe kanë sjellë fryte paqeje në Kosovë, të cilat përbëjnë model për Ballkanin dhe për të gjitha vendet ku ka konflikte etnike, fetare dhe nacionaliste.

Ju pëlqen!

Jodhuna dhe pajtimi janë dhurata të çmuara që Kosova i sjell me vete më afër Europës. Kosova nuk ishte vetëm lufta e fundit në tokën e Europës, por ishte mbi të gjitha Toka ajo që ka parë zhvillimin, në Dekadën e fundit të shekullit të kaluar, përvojën më të madhe të jodhunës në Europë. Mesazhet e dashurisë dhe faljes së Nënë Terezës, ishin të frytshme dhe çuan në frytet e paqes në Kosovë, të cilat përbëjnë model për Ballkanin dhe për të gjitha vendet ku ka konflikte etnike, fetare dhe nacionaliste./Jahja Dranqolli/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.