Ka ndërruar jetë anëtarja e folk grupit Yorum në Turqi, Helin Bolek në moshën 28 vjecare.

Bolek vdiq në ditën e 288-të të grevës së urisë që ajo po mbante. Ajo bashkë me kolegun e Grupi Ibrahim Gokcek po mbanin greve urie pasiqë qeveria e Erdoganit ka futur në burg anëtarët e tjerë të Grupit, këngët dhe veprimtaria e të cilit ishin ndaluar në Turqi në vitin 2016.

Arsyetimi: Bendi po shkruante dhe performonte këngë proteste kundër regjimit të Erdogan ndaj gazetarëve, artistëve dhe të tjerëve që mendojnë ndryshe prej tij.

Ju pëlqen!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!