Është një fotografi e cila ka shëtitur botën, duke treguar kolonën e shqiptarëve që kërkojnë shpëtim duke ikur nga ushtria dhe policia serbe.

Artisti Petrit Halilaj është emër i njohur për artdashësit shqiptarë. Por, përtej një Petriti artistik, një fotografi e sjellë edhe nga New York Times tregon se një artist si Petriti, një fëmijë i vogël, e përjetoi edhe vet në lëkurën e tij luftën e Kosovës.

Halilaj, fitues i disa çmimeve artistike prestigjioze, asokohe ishte vetëm 11 vjeçar, në vitin 1999, kur edhe u realizua fotografia nga Andrew Testa. Petriti nuk e ka harruar përvojën dhe madje lufta ka qenë fokus i shumë prej punëve të tij artistike të mëvonshme.

Po e sjellim fotografinë sonte. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]