“Në atë çast i sollen dy arnaut nga Mekulaj, të cilët kishin ardhur nga Podujeva e me hunjë i kishin sulmuar pesë kalorës tanë të cilët ishin në patrullim. Tanën mezi i zënë, i zaptuan dhe i sollën.

Njëri e kishte mbi kokë një çallme nga shoka të mbështjellur, në trup nuk kishte këmishë fare, në shpinë një xhamadan të ngushtë të nizamit pa mëngë dhe tirqit poshtë, gjoksin e duart i kishte lakuriq, poashtu ishte këmbëzbathur – pa këpucë. Fytyrën e kishte të zbehur dhe të gërvishur, pa mjekërr dhe pa mustaqe, i neveritshëm dhe i tmerrshëm, i cili nuk ngjante në njeri. Ai tjetri ishte i veshur më mirë dhe me pamje më dinjitoze. Kur tanët e ftuan nga dhoma tjetër atë parlamentarin e tyre turk, t’i shifte, ai u neverit dhe iu piskati:

-Çapkenë bre, pizevengë bre. Çka po kërkoni këndej? Pse i sulmoni njerëzit pasi nuk ju ngasin? Ananas – nasitin qafirë bre? Duhet të ju vjerrin!

Faqe nr. 120 e përkthimit:

– Si është, zotëri major?

Ostojiqi me ndërprerje iu përgjigj:

– Ah, ata arnautët e këqinjë, pashë Zotin, vëllaçko! Ata suleshin vetëm me jataganë, as që shikonin se tanët qitnin në ta! Mezi shpëtova kokën! E, nuk dija që janë aq të tmerrshëm!

Edhe ushtarët ashtu vraponin. E kishin lenë ashtu atje të plagosur edhe komandantin e tyre të batalionit, togerin Millan Petroviqin në fushëbetejë. Kur e pa se tanët tërhiqeshin, e ai as s’mund të ngrihej në këmbë, ia zgjati kapelën një ushtari, i cili kaloi pranë tij, duke i thënë:

– Ja, kapelën time, merre dhe trego se këtu mbetëm i plagosur dhe se jamë vrarë!

Turqit arritën tek ai, ia prenë kokën dhe ia morën me veti. Trupi iu gjet më vonë, iu mor dhe e varrosëm në Belan.

Faqe nr. 124 e përkthimit:

Në agun e parë roja e Dragaçevës vërejti se po iu afrohe-shin dy qerre të ngarkuara me dy qe në zgjedhë nga Bacajt të përcjellura nga disa gra. Kur arritën pranë tyre, ata iu piskatën dhe u ndaluan. Ato gra i lëshuan qetë dhe ikën majtas lumit të Toplicës nëpër pyje. Ushtarët në roje vrapuan pas tyre dhe e zunë një arnaute, të cilën ia sollën majorit. Ai e pyeti se për ku ishte mësyer, ndërsa ajo mezi iu përgjigj me sërçe të dobët:

– Ne u dorëzuam dhe mbetëm në fshatin tonë, Bacë, por para disa ditësh në shtëpi më vdiqën plaku dhe djali. Ne nuk patëm me çka të mihnim që t’i varrosim, por mbetën brenda shtëpisë, që trupat ia nisën të prishën. Nga duhma nuk mund të rrinim më. I muarëm qetë tanë, i ngjitëm në qerre, morëm e ngarkuam gjëra të imëta dhe pak ushqim së bashku me renë dhe u nisëm. Ajo e kishte një foshnjë ngrykë, ndërsa dy tjerë i morëm, të shkojmë në gjini të saj në fshatin Dedincë, që është mbi Grraboc. Qetë nuk mund të tërhiqnin qerren nëpër breg të Bacës dhe aty na mbeti qerrja, ndërsa qetë i morëm përpara nesh. Kur erdhëm këtu afër, asqeri i juaj na piskati: Ndal! – Ne u frikësuam, i lamë qetë dhe ikëm përtej Toplicës. Mua më zunë, ndërsa reja me fëmijë më humbi. Por, ju lutem: ma gjeni, ajo do të vdes nga acari dhe uria.

Faqe nr. 126 e përkthimit:

Nuk u mundova shumë dhe e gjeta atë shtëpi në të cilën pas dere ishin të shtrirë dy të vdekur. Nuk mund të afroheshim nga duhma e rëndë. Për këtë shkak unë i propozova majorit që ajo shtëpi të digjej, ku do të digjeshin edhe ata dy të vdekur, sepse nuk mund të nxirreshin jashtë. Ashtu u veprua ditën e nesërme.