Ndryshojnë, ndryshojnë…
1. Lajçaku pat thënë të ndryshohet kushtetuta e Kosovës për hir të zajdnicës, tani tha që e respekton kushtetutshmërinë e Kosovës, (pra mospajtimin e saj me zajednicën, sipas GJK).
2. Pat thënë të zbatohet marrëveshja e mëparshme që e bënte zajednicën faktikisht republikë serbe brenda Kosovës, tani thot se nuk e dëshiron një republikë serbe brenda Kosovës.
3. Borrelli pat thënë se dërgimi nga qeveria e FSK-së pranë kufirit me Serbinë është gabim, pastaj tha se ishte i drejt.
4. Dikush pat thënë se qeveria e Kosovës ka detyrim ta lejojë referendumin e Serbisë në Kosovës, pastaj tha se Kosova ka të drejtë të mos e lejojë.
5. Amerika e Trump, përmes Grenellit, pat thënë të zbatohet modeli i Zajednicës siç ishte nënshkruar me marrëveshje, tani Amerika e Biden po thotë me Escobarin se duhen gjetur e propozuar modele të ndryshëm prej saj.
6.Lajçaku kërkonte të zbatohet ai model, tani po thotë se Kosova mund ta propozojë modelin e vet (sipas rekomandimeve të GJK dhe kushtetutshmërisë së saj?)
Përfundimisht:

Të gjithë dhe gjithçka mund të ndryshojë në të mirë të Kosovës, me përjashim të Isa Mustafës dhe “gazetarëve”, më sakt militantëve të tij “analisto-gazetarë”./Hysamedin Ferraj/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!