Nga:Vlora Gashi

Populli ynë duhet të dij të lexoj dhe kuptoj atë ç’ka na sëvohet për ndryshim. Sot gjenerata e re është ajo që kërkon ndryshim në qështjen politike, ekonomike, shoqërore. Pavarësisht asaj që gjenerata e re kërkon shumë për ndryshim. Është kjo gjeneratë që mund të sjell ndryshimin në këtë vend. Shoqëria duhet të jetoj në një frymë të re përendimore që do ta quaj misticizem për eksplorim dhe ndryshim, duke mos i ndrydhur parimet njerëzore të një shoqërije të lirë që të mos pushojnë nën hijen e pushtimeve të ndryshme që qojnë në primitivizem.

Shoqërija jonë ka kapacitet t’i ngjajë mendimit Keplerist që t’i ngjajë dritës e të ndriqoj në erresirën e primitivizmit të huaj shekullor në vend. Është e pa diskutimt që shoqërija jonë me shekuj vuajti pushtimet por është e rëndësishme që mbijetoj e dëlirë. Sot, duhet të kujtoj se kjo shoqëri meriton edhe më shumë, për ta marr këtë meritë ka mbetë nën dierset e ballit të tyre që duhet të japin kontributin në dije me një largëpamësi, vizionare. Kohës së fundit vendi po përshkallëzohet në partneritete që nuk binden dhe nuk reflektojnë besim në njëri-tjetrin, gjë që kanos një rrezik të mos funksionimit dhe mos stabilizimit në vend. Kjo ishte “ndryshimi” që sjelli gjenerata. Jo nuk ndodh kështu ndryshimi! Duhet t’i japim fund shkurt-pamësisë, egoizmit, perfitimeve të vogla apo çfare do që të jenë ato. Gjenerata e re duhet të shoh vizionin e saj duke menduar për vehten si gjeneratë dhe për brezat e ardhshëm. Stoicizmi, sakrifica dhe besnikërija janë parimet e popullit tonë dhe duhet të jetojm me parimet tona.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

A nuk është një mundësi e mirë kandidimi i të rinjëve për here të pare për një qeverisje të nivelit përendimor (kjo është ndryshimi). Ju mund të sillni ndryshimin! Me fjalë të tjera ndryshimi nuk bëhet duke votuar njërën apo tjetrën parti, të majtën apo të djathtën , sepse kjo mënyrë me doemos do i lë udhëheqësit aktual në uleset e juaja qoftë pozitë apo opozitë, pra janë udhëheqësit e njejtë. Ndryshimi do të vij me votimin e gjeneratës së re, kandidatet e rinjë me ambicje të medha profesionale karshi ndryshimit. Unë do të jem këmbëngulës/e që ulesja jote njëzet vjeqare, sot i përket gjeneratës së re. Njëzet vjeqarët duhet të mendojnë , se politika ka edhe pjesën e vet morale deklerative! Në politiken tonë aktuale nuk egziston kjo. Gjenerata e re duhet të ngris zërin deri tek ajo më e fundit me votë.

Vendit tonë prej kohesh i nevoitët një gjeneratë e re e LIDERSHIPIT. Përendimi jep plotësisht këtë përshtypje, dhe ndan hapa praktikë, histori frymëzuese, parime të dobishme dhe të vërteta jo të zakonshme, në ushqimin e atyre cilësive të lindura që do të ndihmojnë të rinjtë të rrisin vlerën e tyre, shkëlqejnë dhe dallohen nga turma.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...