Diçka po ndryshon në politikën amerikane në Ballkan dhe këtë e ka vënë re së fundi edhe shtypi serb. Gazeta Blic, një e përditshme afër qeverisë i k kushtuar sot faqen e saj të parë pesë njerzve që do të drejtojnë diplomacinë amerikane në rajonin tonë. Këta janë njerëzit e Biden në Ballkan shkruan gazetat serbe duke i përshkruar ata si aktorët kryesorë për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Blic i përshkruan ata si “Diplomatë te ashpër, negociatorët të sprovuar, që e njohin rajonin në pëllëmbë të dorës dhe që të gjithë flasin serbisht!

Ata janë, Kristofer Hill Ii pari majtas)i cili do të udhëheqw ambasadën amerikane në Beograd, Gabriel Escobar (i dyti majtas) i cili do të jetë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit që do të merret me Ballkanin Perëndimor, Jeffrey M. Hovenier (i pesti) cili pritet të zëvendësojë Philip Kosnettin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, James O’Brien (ne mes), i cili është nominuar nga Joe Biden si koordinator për politikat e sanksioneve dhe emri i Michael Murphy( i katerti ne foto) i cili është do të jetë ambasador në Bosnje Hercegovinë.

Ndër ta veçohet Kristofer Hill i cili njihet mirë nga shqiptarët pasi u bë i pari diplomat amerikan që hapi ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Ai i ka treguar këto në kujtimet e tij në një libër “pararojë” të përkthyer edhe në Shqip. Më pas ai u bë negociatori amerikan i marëveshjes së Rambujesë duke qenë njëkohësisht edhe ambasador në Shkup. Ai pati një rol të madh në krah të Richard Holbrook për të provokuar bombardimet e NATO-s mbi Serbi në vitin 1999.

Ju pëlqen!

Përpara Joe Biden ta thërriste për ta rikthyer në Ballkan, Hill kishte 11 vjet i larguar nga diplomacia dhe jepte mësim në Universitetin e Columbia-s, Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.