Ndrydhja kolektive si simulim racional i qenies

Flod Maloku

Nëpër orvatjet e përditshme të qenies, nëpër rrugët e vetëdijshme të shoqërisë, duhet të kërkojmë se çka realisht nuk shkon, nëse realisht diçka nuk shkon.

Ju pëlqen!

Një personazh prej hiçi kërkon formësimin pasi që, ka vetëm konturat e asaj që quhet individ, vija të holla definimi që dërgojnë në asgjë.

Asgjëja, si pikë referuese për të filluar ndërtimin, një ndërtim që mund dhe është në potencën e saj prej lartësie, kjo, jo në domosdoshmëri përcakton një definim, por kjo përcakton një definim të një definimi në ardhje!

Kështu, duke qenë se në të gjitha gjësendet apo entitetet frymore e jofrymore fillesën zanafillore e gjejmë në asgjë, vijmë në rrjedhojë se në realitet faza e parë e kërkesës në rrafshin e vetëdijes është dhe duhet të jetë asgjëja- Vetëdija mbi asgjënë.

Pra, përbrenda disa matjeve krejtësisht periferike, ku këto konstituojnë një të dhëne të përgjithshme mbi abstrakten, ne rikthehemi dhe kërkojmë një matje individuale prej cilësie.
Një matje e individit prej cilësie, natyrisht, që kërkon nënshtrimin e predispozitave aktuale te individit përballë një instance të matjes metafizike që quhet mendim!

Se sa në të vërtet, një mendim/ide korrnizon përmbajtjen e një entiteti brenda vetës së tij?!
Kur mendojmë e rimendojmë e stërmendojmë përmbajtjen e një domeni të caktuar që zë vend në kohë e hapësirë dhe bënë pjesë në histori e shoqëri dhe që ka në potencë krijim e shijim, atëherë në vazhdën e një kontinuiteti të tillë, në çdo lëvizje vërejmë një ndryshim, dallojmë që për të njëjtin domen po gjejmë përsëri e përsëri definime të ndryshme, nganjëherë me progresive e nganjëherë më regresive, të cilat edhe natyrshëm gjejnë një lloj varësie nga pozita e mendimit që gjuan shënjestra për të rrokë realitete të ndryshme mbi domenin!

Në shoqëritë ku individi plasohet praktikisht si i përfunduar, si qenie që duhet të kapë telloset veçse te paradhëna e të ndërtuara, fundamentohen ne një ide, që ndahet në dy entitete, në dukjen dhe shfaqjen.
Ku, terminusi dukje zhvendoset si përceptim autentik i një individi që posedon estezë, në përmbajtjen e një koncepti të qenies e qenësisë, pra ontologjik.

Shfaqja ka rolin bazik te tij si koncept, pra, të vë në pah dukjen. Çfarë do të ishte dukja po qe se nuk do të vihet në pah, nuk do të plasohej përballë të ‘’tërës’’, nuk do të pushonte në fushë veprimtarinë e vet, pra, atë fenomenologjik. 

Mos qëndrimi fundamental i zhvendosjes së konceptit dukje konsiston në faktin se në thelbin e saj qëndron e pathëna!

Çfarë do të thotë e pathëna?

E pathëna si imanenca e konceptit dukje, është fundamenti që lejon në vetvete mos vendosjen e idesë celulë në gjuhë, duke përligje vetën në format e saj absolute. Pra, në idiomatizëm vulgarë (ajo që unë e di, duhet të jetë e pathënë, në momentin kur thuhet, unë nuk e di më).

 
Pra, kështu edhe funksionaliteti i normave shoqërore që përligjin një gjë të tillë janë të justifikueshme kur ‘’komunikohen’’ të pathënat.

Një e pathënë përballë një të pathëne tjetër. 

Si mishërim të vetëm që shohim, është një sinteze e hidhur prej shfaqjeje dhe asgjëje.
Do të thotë një asgjë që shfaqet!

Këto kontura, që i gjejmë në një pseudo-shoqëri dalin që të jenë kryekëput të fundamentuara në një hiç. Dhe, këtu nuk flasim për një hiç në ndonjë prej kuptimeve metafizike.
Por, në definim e hiçit ne formën e tij pezhorative, si negacion i një ‘’përmbajtjeje’’ të zbrazët që në kolektivitet paraqitet ndërmjet raporteve të konstruktuara rrejshëm, që në soditjet e thella të ndonjë psikoanalisti të pa mëshire, rrjedhim në konklava të një kolektivi me sëmundje të shumëfishta identitare, botëkuptimore, parimore, e instinktive, të cilat janë të mveshura e të dekoruara bukur me vellon e polidimensionalitetit e diversitetit.

Por, që rrënjët i kemi të ngulitura thellë në ndrydhjet që jo vetëm janë marrë si një ujdi e pavetëdijshme mbi kolektiven, po, edhe si një kolektiv që përditshmërisht mirëmbanë ujdinë pavetëdijshëm.

Duke simuluar atë që nuk kemi, por duam të kem, si dëshirë e përtacisë njerëzore, ne krijojmë gënjeshtra historike, e në të, padyshim që është edhe vetvetja si parim bazë.

Kur, vetvetja bie në rrafshin e qenies së simuluar, si një simulim kolektiv mbi asgjënë!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.