Nuk ekziston diçka e atillë si shpirti i humbur, ose shpirti i keq. Për shkak se të gjithë shpirtat janë pjesë e një mirësie inteligjente dhe të pafundme, e njohur si Gjithshpirtësia. Janë mjetet dhe format, përmes të cilave shpirti është vazhdimisht në orvatje për ta shfaqur plotënin e tij, ato të cilat shpeshherë janë të kontaminuara dhe të ndotura.

Ne sot e shikojmë vendin tonë, tokën, pyesim dhe shqetësohemi rreth asaj që e shohim, pyesim se pse ka kaq shumë ndotje në atmosferën tonë, kaq shumë ndotje në lumenjët e planetit tonë. Kush e bëri ndotjen? Nuk e bënë kafshët në pyll, e as zogjët në qiell. Jo, për ta bërë një punë të tillë, nevojiteshin kafshë më një nivel shumë më të lartë të inteligjencës. Ndotja e planetit tonë, në të cilin ne jemi banorë, është demostrim i ndotjes së ndërgjegjes tonë. Nëse dëshirojmë të ndryshojmë jashtë, ne fillimisht duhet të bëjmë përpjekje që ndryshimin ta bëjmë për brenda.

Ne të gjithë e dim se kënaqësia është diçka e brendshme dhe gjithashtu e dim se shëndeti, pasuria dhe lumturia, gjithmonë varen nga përpjekjet tona për ta sjellë dritën e arsyes në mendjen tonë. Përderisa ne e lejojmë mendjen tonë të gjykojë në atë mënyrë që të mendojë se shkaku i problemeve tona është në fuqinë e dikujt tjetër, atëherë ne do të vazhdojme të i’u shërbejmë Zotave të rrejshëm të krijuar nga mendja jonë njerëzore, të cilët shkakun e gjërave e vendosin jashtë vetes tonë. Kur ne të fillojmë ta pranojmë, në të gjitha fushat e jetës, përgjegjësinë personale, atëherë ne do të jemi në shtegun e duhur, për të qenë të lirë nga viktimizimi dhe kontrolli i njerëzve, dhe nga forcat jashtë hapësirës sonë të veprimit.

Ne dhe vetëm ne, i zgjedhim mendimet tona. Ne dhe vetëm ne jemi përgjegjës për ndjenjat dhe përvojat që mendja na ofron ne. Ne, fatkeqësisht, shpesh nuk e pranojmë se ajo fillon brenda. Miqtë e mi të mirë, shkaku i të gjitha gjërave është brenda nesh.

Përshtati: Shkumbin Nebihi – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]