Bërja e një dushi me ujë të ftohtë mund të mos jetë shumë ndjellës për shumë prej jush, por nëse e bëni herë pas here, mund t’ju sjellë shumë benefite. Lexojini më poshtë ato:

Dushet e ftohta ndihmojnë në qarkullimin e gjakut

Dushet e ftohta nxisin rrjedhën e gjakut në organet vitale. Kjo mund të jetë shumë e dobishme për sistemin kardiovaskular dhe personat që vuajnë nga tensioni i ulët, parandalojnë ngurtërsimin e arterieve dhe shfaqjen e venave varikoze.

Uji i ftohtë mund të jetë një antidepresant i mirë

Kur bëni banjë me ujë të ftohtë, përjetoni një rritje të adrenalinës falë shumëfishimit të impulseve elektrike nga nervat tuaja periferike drejt trurit.  Kjo gjë mund t’ju sigurojë një efekt të dobishëm anti-depresiv.

Uji i ftohtë u bën shumë mirë flokëve dhe lëkurës

Për të reduktuar elektrizimin e flokëve dhe ruajtur shkëlqimin e tyre, lajini herë pas here me ujë të ftohtë. Uji i nxehtë ka tendencë t’i thajë ato, kurse uji i ftohtë i lë të drejtë, pa forma dhe të fortë.

Uji i ftohtë përmirëson aftësitë atletike

Disa studime të fundit të publikuara në American Journal of Physiology kanë konstatuar se atletët që zhyten në ujë të ftohtë pas një stërvitjeje intensive, kanë provuar se janë më rezistentë në stërvitje.

Uji i ftohtë përmirëson aftësitë mendore

Duhet të pranoni që kur bëni dushe me ujë të fothë ose kur zhyteni në një pishinë me ujë të ftohtë, duhet një nxitje mendore për të mos ndezur ngrohjen më pas. Është provuar se sa më shumë t’u nënshtroheni stresorëve të trupit tuaj, aq më të adaptuar bëheni ndaj stresorëve të ardhshëm. Me fjalë të tjera, bërja e një dushi të ftohtë ju bën më të fortë dhe kjo është një gjë vërtet e mirë.