Kur një histori martese apo edhe një lidhje në çift përfundon, shpesh situatat janë shumë të vështira për tu menaxhuar dhe konfliktet nisin mes palëve. Mirëpo, nuk është ky rasti për të cilin do t’ju flasim. Në këtë histori do t’ju tregojnë për diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që ndodh zakonisht.

Bëhet fjalë për një vajzë të quajtur Doudou, e cila ka vendosur të festojë tamam si një dasmë fundin e martesës me personin me të cilin ishte ndarë. Gjithçka ka nisur me një takim me një biznesmen 11 vite më të madh se ajo.

Për një kohë të gjatë ata janë frekuentuar me njëri-tjetrin, por pak kohë më pas vajza ka kuptuar se burri ishte i martuar. Pavarësisht zhgënjimit fillestar, duke marrë parasysh edhe ndjenjën e fortë që vajza kishte për partnerin e saj, ka vendosur të vijojë ta takojë, derisa gruaja e burrit zbuloi gjithë situatën e krijuar dhe Daudou u detyrua të ndahet përfundimisht nga personi i saj i zemrës.

Ju pëlqen!

Ajo donte ta bënte këtë moment tepër simbolik, duke organizuar një ceremoni dasme për t’i thënë lamtumirë të dashurit të saj. Në festë nuk kishte të ftuar por ishte shtruar një banket si dhe një grup muzikor luante këngët e preferuara të çiftit.

Në ceremoninë martesore të ndarjes ata nuk i premtuan njeri-tjetrit dashuri të përjetshme, por se nuk do të takoheshin më kurrë në jetë të jetëve.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.