Libri do të kontribuojë edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale të fëmijës.

Nxitini fëmijët tuaj të lexojnë sa më shumë libra dhe jo vetëm të një zhanëri të caktuar. Leximi i një varieteje të madhe librash mund t’i ndihmojë fëmijët që të rrisin dashurinë e tyre për leximin, zhvillojnë imagjinatën, po ashtu edhe motivimin për të lexuar gjithnjë e më shumë.

Librat shkathtësojnë fëmijët

Shumë libra për fëmijë, të tillë si ata që u mësojnë alfabetin, shpjegojnë se shkronjat kur bashkohen formojnë fjalë! Po kështu është edhe çështja e leximit! Poezia me rimat e saj do të kontribuojë në rritjen e pasurisë fonetike të fëmijëve, pra në aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të identifikuar dhe për të ripërdorur tingujt individualë në fjalët e folura. Ndër të tjera, nëse fëmijët do të pasionohen me tekstet e llojeve të ndryshme, mund t’ua transmetojnë këtë dashuri dhe këtë mësim edhe brezave të ardhshëm.

Leximi i një shumëllojshmërie librash sigurisht do t’u shërbejë atyre edhe në zgjerimin e këtij fjalori dhe në njohjen e strukturave të reja sintaksore.

Libri do të kontribuojë edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale të fëmijës.

Cila është mosha kur fëmijët duhet të “prezantohen” me leximin?

Që në muajin e gjashtë të lindjes, një fëmijë fillon të ketë interes për librat, mjafton që ata të jenë të mbushur me figura. Ndërsa përrallat e ilustruara me figura këshillohen në moshën 1-vjeçare. Më pas, me kalimin e viteve shtoni edhe sasinë dhe cilësinë e librave për fëmijët tuaj!

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]