Ndeshja e sotme e orës 18 00 mes kombëtares sonë dhe Anglisë do të transmetohet live edhe nga kanali më i madh sportiv në Francë, L’equipe 21, i cili duket pa pagesë në të gjithë territorrin e vendit. Ndeshja për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, që luhet 20 vjet nga hera e fundit kur anglezët me kapiten David Beckham zbarkuan në Tiranë do të transmetohet para asaj Rumani Gjermani në 20 45.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.