Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev. Një personalitet shumëdimensional i historisë bashkëkohore të mbarë botës. Me emrin e tij lidhen disa ngjarje rrënjësore si Perestrojka, Gllasnost, dy reforma që synuan të reformonin regjimin komunist.

Lidhet po ashtu marrëdhënia e re me Perëndimin, arkitektura e sigurisë, mospërhapja e armëve bërthamore, Malta dhe rendi i ri i pas Luftës së Ftohtë. Ose më mirë paqja strategjike që e pasoi.

Por me emrin e tij lidhet një ndër ngjarjet me përcaktuese të kohës sonë, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, të cilin ai lejoi të kalonte në histori pa gjakderdhje. Është ndoshta kjo ngjarja madhore që e bën atë një figurë që ndan shumë rusët.

Ju pëlqen!

I lindur në vitin 1931, nga prindër rusë dhe ukrainas, Gorbachev studoi për drejtësi, një zgjedhje jotipike kjo për sovjetikët e elitës që zakonisht vinin nga politekniku. Ai erdhi në majën e pushtetit si zgjedhje e ish-ministrit të Jashtëm më jetëgjatë, Andrey Gromiko. Në vitin 1985, Gprbachev vetëm 54 vjeç thyente një traditë të liderëve pleq të Bashkimit Sovjetik që nisi me Brezhnjevin, vazhdoi më pas Andropovin, Cernienkon ndërkohë që në detyrën e kryeministrit ishte jetëgjati Anatoly Kossigin.

Katastrofa e Çernobilit dhe lufta në Afganistat si dhe fakti se ai vinte nga një brez i pasluftës përcaktuan një karrierë liberale, me bindje të sistemit dhe mundësitë e tij për reformim. Regan dikur iu shpreh Thatçerit për të se “me të mund të merremi vesh”. Samitet e tij me Presidentët amerikanë ishin frytdhënës: ai mirëkuptoi bashkimin e Gjermanisë nën garancitë e kanclearit Kohl. Ato madje e inkuadruan atë në ikonografinë e Luftës së Ftohtë larg stereotipit të sovjetikut të plakur dhe të largët.

Përtej vendimeve të marra në detyrë, duhet thënë se Gorbachev mbeti një rus në aspektin e qasjes ndaj zhvillimeve ndërkombëtare: kritik i Perëndimit dhe arrogancës së tij në luftërat e pas ’90-ës, ish-presidenti sovjetik theksonte përherë nevojën që të konsiderohen shqetësimet e palës tjetër. Më tepër një profil statisti sesa komunisti, ai ishte padyshim sovjetiku i fundit në detyrë dhe sovjetiku i parë aq pak dogmatik dhe aq pak komunist në krye të një shteti që pa edhe një njeri kontrovers si Andropov apo Beria që të përpiqeshin për ca ndryshime.

s.zaimi

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.