Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare, Donald Rumsfeld, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes në presidencën e Gerald Ford dhe George Bush. Shkaku i vdekjes raportohet të ketë qenë kanceri në kocka.

Rumsfeld do të mbahet mend si fytyra e asaj që u quajt Lufta Kundër Terrorit, që nis nën presidencën amerikane të Bush në vitin 2001, menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit.

Rumsfeld ndante një miqësi të ngushtë me një tjetër të ashtuquajtur “skifter” në Shtëpinë Bardhë, ish-zv.presidentin Dick Cheney, ndërkohë që për karakterin e vet dhe natyrën luftarake politike është konsideruar prej disave si sekretari më i fuqishëm i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes që nga Robert S. McNamara që shërbeu gjatë Luftës së Vietnamit.

Lexo po ashtu:  "Kur s’ju pëlqen Shqipëria, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që jetojmë këtu në këtë ‘shëmtinë’ tonë’’
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!