Ky mesazh i Veselit për nxënësit dhe mësimdhënësit ka ardhur pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.Lexo po ashtu:

SBASHK-u konfirmon marrëveshjen, mësimi fillon të hënën

Në anën tjetër edhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës.

Ju pëlqen!

“Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Pas këtij takimi, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se marrëveshja e re e arritur me kryeparlamentarin dhe kryeministrin,  ofrohet shumë afër kërkesave të tyre.

“Ishte kënaqësi, dje filluam një raund të ri të diskutimeve. Falënderoj ministrin Hamza. Dhe sot u takuam për arritjen e një marrëveshjeje. Marrëveshja e re është një lëvizje e re dhe na ofron shumë afër kërkesave tona”, tha ai./Telegrafi/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!