Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker ka arritur në zyrat qendrore të LV-së në Prishtinë aty ku për pak pritet që të takohet me kreun e partisë, Albin Kurti, raporton Televizioni T7 nga vendi i ngjarjes.

Walker një ditë më parë është takuar në LDK edhe me nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmanin, ndërsa ka folur edhe për mundësinë  e krijimit të koalicionit LDK – LV.

Ai është shprehur optimist se koalicioni mes dy partive mund të ndodhë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Përveç Walker dje në LDK ka shkuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Phlip Kosnett. Ai ka përsëritur kërkesën e SHBA-së që sa me shpejtë të krijohen institucionet e reja.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...