Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndalojë vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medinë.

Ky vendim shikohet si një masë për të evituar rrezikun e infektimit të qytetarëve me koronavirus.

Pas këtij vendimi besimtarët myslimanë nuk do mund të bëjnë ritin e Umre-s në këtë periudhë.

Ju pëlqen!

Për sa i përket ritit të Haxhit i cili do të zhvillohet nga fundi i korrikut nuk është marrë akoma vendim, shkruan BBC.

Arabia Saudite ka ndaluar të gjithë udhëtarët që vinin nga vendet e prekura.

Kujtojmë që deri tani, Arabia Saudite nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus.

Lexo po ashtu:  Komisioni për Buxhet nuk e miraton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!