Me fletarrest të shtetit serb, edhe një pjesëtar tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndaluar.

Mësohet se bëhet fjalë për Ejup Hoxhën, i cili u ndalua dje nga policia italiane, shtet në të cilin ai jeton bashkë me familjen prej 15 vitesh.

Ndërsa, familjarët kanë bërë të ditur se Hoxha është liruar pas intervistimit.

“Sapo mora lajmin më të mirë për vëllaun, shokun tem, komandantin e tri lufëtarave, Ejup Hoxha, që sot është liruar nga fletarresti që ia ka bërë shteti italian nga Serbia”, ka thënë një i afërm.

Kujtojmë që me fletarrest të lëshuar nga Serbia, në Maqedoninë Veriore është ndaluar para tre javësh edhe Tomor Morina, derisa dje Gjykata Penale në Shkup tha se nuk ka bazë për ekstradimin e tij në Serbi.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]