Microsoft do të ndalojë së përditësuari Windows 7 duke filluar nga dita e Marte në mënyrë që të fokusohet tek teknologjitë e reja.

Ndahen rrugët e Microsoft dhe Windows 7: Çfarë duhet të bëni?

Ekspertët e sigurisë kibernetike po u kërkojnë përdoruesve të Windows 7-ës të përditësojnë sa më parë sistemin e tyre operativ.

Microsoft do të ndalojë së përditësuari Windows 7 duke filluar nga dita e Marte në mënyrë që të fokusohet tek teknologjitë e reja.

Si rezultat përdoruesit e Windows 7-ës nuk do të marrin ma përditësime sigurie shumë të rëndësishme për ti mbajtur kompjuterët të sigurtë.

Një në katër përdorues të një kompjuteri Windows, ka Windows 7-ën të instaluar sipas Statcounter.

Por çfarë do të thotë kjo? Microsoft do ti japë fund lojës së “maces me miun” ku hakerët zbulojnë probleme sigurie ndërsa Microsoft i adreson në Windows 7.

Tashmë nëse hakerët gjejnë një të tillë, Microsoft nuk do ta zgjidhë. Pa përditësime të vazhdueshme të softuerit dhe sigurisë, makineritë Windows 7 me shumë gjasa mund të infektohen me viruse dhe maluerë.

Microsoft u bën thirrje përdoruesve që të kalojnë në sistemin operativ që e shet për 120 dollarë. Kompania thotë se mund ta instalojë Windows 10-ën në një kompjuter, por Microsoft paralajmëron se mund të mos funksionojë siç duhet.

Kompjuterët duhet të kenë procesor 1Ghz, 16GB memorie dhe 1GB RAM që Windows 10 të funksionojë siç duhet. Nëse e përdorni kompjuterin offline, atëherë nuk ka arsye pse të përditësoni.

Po bizneset?

Disa kompani mbështeten shumë në aplikacione që funksionojnë në Windows 7. Bizneset mund ti paguajnë Microsoft nëse duan të vijojnë të marrin përditësime për Windows 7 Professional ose Windows 7 Enterprise. Përditësimet në këtë formë do të ofrohen për bizneset deri në 2023.

Kompania tarifon 25 dollarë deri në 200 dollarë për pajisje dhe çdo vit që kalon tarifat rriten. Për bizneset nuk është asnjëherë e thjeshtë të kalojnë në një sistem operativ më të ri. Institucionet si spitalet dhe fabrikat mund të kenë softuerë të dizajnuar për të funksionuar ekskluzivisht në Windows 7.