Në një video, lideri i opozitës Alexei Navalny u bëri thirrje rusëve që të dalin në rrugë për të protestuar.

“Mos keni frikë, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, dilni për veten dhe të ardhmen tuaj”, tha Navalny në videon e publikuar në Twitter. (“I urge you: do not be silent, resist, take to the streets. Nobody but ourselves will protect us. And there are so many of us that if we want to achieve something, we will achieve it! “).

Një gjykatë në Moskë i ka caktuar një paraburgim deri më 15 shkurt, tha avokati Vadim Kobzev. Navalny u arrestua të dielën në aeroportin Sheremetyevo, pasi ai arriti me aeroplan nga Gjermania.

Ju pëlqen!

Seanca është caktuar për 29 janar, në mënyrë që të përcaktohet nëse dënimi me kusht do të ndryshohet.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.