Në këtë prag festash të gjithë janë duke u përpjekur të gjejnë një pemë për festat e Krishtlindjes dhe Viti të Ri, por askush ndoshta nuk e mendon se çfarë ndikimi ka pema në mjedis?!

Si me çdo zgjedhje të përgjegjshme për mjedisin, nuk është një përgjigje e drejtpërdrejtë. Cilin do prej tyre që të zgjidhni, varet nga një larmi faktorësh të ndryshëm, nga vendi ku e blini pemën tuaj deri te mënyra se si e ‘hiqni qafe’ atë në janar.

Ka shumë informacione konfliktuale se çfarë lloj peme është më e qëndrueshme.

Ju pëlqen!

Shpesh pretendohet se një pemë artificiale është në të vërtetë më e gjelbër pasi CO2 i emetuar nga prodhimi i saj përhapet gjatë viteve që e përdorni. Kjo mund të jetë e vërtetë, por sidoqoftë është një angazhim afatgjatë. Carbon Trust thotë se një pishë plastike duhet të përdoret për 10 vjet që ajo të ketë një gjurmë më të ulët se një e vërtetë.

Kjo është një kohë e gjatë kur mendoni se 14% e blerësve të pemëve artificiale në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë t’i hedhin të tyret pas vetëm një përdorimi, sipas hulumtimit të kryer në 2017.

Kur kërkoni një pemë artificiale, Miqtë e Tokës ju rekomandojnë të përpiqeni të gjeni një të dorës së dytë nga dyqanet e bamirësisë ose faqet e shitjes në internet në vend që të blini të reja.

Nëse nuk jeni gati të bëni atë lloj përkushtimi ndaj një pishe plastike, atëherë një pemë e vërtetë, e prerë e freskët mund të jetë një mundësi më e mirë për ju.

Sigurohuni që të kërkoni pemë të certifikuara nga FSC si një siguri që ato janë rritur në mënyrë të qëndrueshme në një mënyrë të përgjegjshme për mjedisin. Është gjithashtu e rëndësishme të kërkoni vendet që shesin pemë vendase dhe lokale, pasi një numër i madh dërgohen në të gjithë Europën nga prodhuesit komercialë të pemëve në Danimarkë dhe Gjermani.

Organizata bamirëse Ëoodland, Groën në Britani zbuloi se 3.3 milion euro pemë të importuara u shiteshin britanikëve të pavetëdijshëm në 2017 – ky është shpesh rasti edhe në të gjithë kontinentin. Vlen të hedhim një vështrim në atë që është në dispozicion pranë jush. Shumë kompani, si Hole Farm Trees në Devon, Mbretëria e Bashkuar madje shpërndajnë nga fermat e vogla të qëndrueshme drejt e në derën tuaj këtë vit.

Sidoqoftë, të dyja këto opsione tradicionale mund të jenë së shpejti një gjë e së kaluarës. Një ndryshim i qëndrimit në vitet e fundit ka shkaktuar inovacion të vërtetë ndërsa bizneset përpiqen të tërheqin konsumatorin e përgjegjshëm. Blerjet e Krishtlindjeve duket se nuk i kanë shpëtuar atij ndërrimi të ndërgjegjshëm dhe zgjidhjeve të reja, si marrja me qira e një peme në vazo e cila ka filluar të marrë shumë vëmendje.

Një kompani, London Christmas Tree Rental, ka shitur tërë stokun e saj përpara sezonit festiv për dy vite radhazi. Ishte ky mendim që e çoi atë dhe bashkëthemeluesin Jonathan Mearns të zbulonin dëmet e bëra nga pemët e vërteta kur ato përfundojnë në deponi.

Për të zvogëluar mbeturinat dhe ndikimin në mjedis, kompania ofron një pemë natyrale, dorëzuar direkt në derën tuaj në fillim të dhjetorit. E disponueshme në një vazo të madhe, ju mund ta dekoroni, ta vendosni në qoshen dedikuar asaj dhe madje edhe ta emërtoni. Pasi të vijë Janari, ata do t’ju kontaktojnë që pema të merret përsëri në fermë dhe ata më pas të kujdesen që ajo të jetojë aty edhe një vit tjetër. Nëse e emërtoni pemën tuaj, ekziston edhe një shans që vitin e ardhshëm të mund të merrni përsëri të njëjtën. (Euronews)

Edel Strazimiri

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.