NATO është e shqetësuar se Rusia mund të përdorë armë kimike në një operacion “flamur të rremë” në Ukrainë, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pretendimet “absurde” të Moskës për laboratorët biologjikë dhe armët kimike janë pjesë e një “liste të gjatë gënjeshtrash”, e cila shkakton shqetësim për mundësinë e një sulmi të tillë, paralajmëroi shefi i NATO-s.

Ata pretenduan se nuk kishin në plan të pushtonin Ukrainën, por e bënë. Ata pretenduan se po tërhiqnin trupat e tyre, por më pas dërguan edhe më shumë. Ata pretendojnë se mbrojnë civilët, por ata po vrasin civilë, “tha ai duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, duke shtuar se pushtimi “brutal” i presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë “po shkakton vdekje dhe shkatërrim çdo ditë“, tha Stoltenberg.