Liderët e NATO-s u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi strategjitë me të cilat aleanca perëndimore duhet t’i përgjigjet ngritjes ekonomike, politike dhe ushtarake të Kinës. Megjithatë, ata e shmangin idenë e “një Lufte të Re të Ftohtë” me Pekinin.

“Nuk po hyjmë në një Luftë të re të Ftohtë dhe Kina nuk është kundërshtari ynë, as armiku ynë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke shtuar se duhet të “përballemi së bashku” si aleancë me sfidat që ngritja e Kinës paraqet për sigurinë.

Me Kinën, vazhdoi ai, ne jemi të përkushtuar ndaj ndryshimit të klimës dhe kontrollit të armëve, por struktura e saj ushtarake dhe sjellja e saj “që synojnë” rritjen e ndikimit paraqesin sfida për Aleancën Atlantike. “Kina nuk ndan me ne të njëjtat vlera si demokracia dhe ligji”, theksoi Stoltenberg.

Ju pëlqen!

Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia 2014, NATO ka modernizuar mbrojtjen e saj, por vetëm kohët e fundit ka filluar të shikojë më seriozisht çdo kërcënim të mundshëm nga ambiciet kineze.

Në vitin 2019 në samitin e përvjetorit të tyre në Londër, udhëheqësit e NATO-s kishin rënë dakord të përqendroheshin më shumë në sfidën e “ndikimit ndërkombëtar në rritje” dhe fuqisë ushtarake të Kinës.

“Kina është një fakt gjigant në jetën tonë. Një konsideratë e re strategjike”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, duke shtuar se është ajo me të cilën aleanca duhet të përballet pasi kaloi dekada të tëra duke u përqendruar te Rusia.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.