Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ja ka bërë të qartë presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Aleanca Euroatlantike do të ndërhyjë nëse tentohet destabilizimi i Kosovës.

Sot ai ka pasur një telefonatë me presidentin serb pas incidenteve në veri të Kosovës dhe si duket ja ka bërë të qartë se NATO nuk do toleroja lojërat që bëhen në kufi. Stlotenberg ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për bisedën me Vuçiç.

“Fola me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, për tensionet në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë. NATO-KFOR qëndrojnë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin e dhënë nga OKB-ja”, shkruan ai.

Ju pëlqen!

Një ditë më parë Stolteberg telefonoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Shefi i NATO-s ka theksuar rëndësinë e KFOR-it për të vazhduar misionin, ndërsa shtoi se palët duhet të ruajnë qetësinë.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Lidhur me bisedën pati dhe një reagim nga vetë Kurti, i cili tha se ka marrë garanci nga NATO-ja se ata do të ndërhyjnë nëse Serbia provokon tension. Nga ana tjetër, ai tha se pas gjithë kësaj situate fshihet Moska.

“Kryeministri Kurti e informoi Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se mediat e kontrolluara nga Qeveria e Serbisë kanë zbatuar një fushatë dezinformimi gjatë muajit të fundit, duke u përpjekur të ndërtojnë një narrativë të rreme dhe negative për këto masa në ardhje. Është vërtetuar tashmë se këto fushata dezinformuese po ndihmohen nga shteti rus, në përpjekjen për të destabilizuar Ballkanin”, njoftoi qeveria e Kosovës.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.