Nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj para gjyqtarit të procedurës paraprake ka thënë se mandati i Tribualit Special ka skaduar.

Haradinaj ka thënë se nuk është sjellë në mënyrë të keqe në Hagë, por, që ka thënë se ka përfundimet e tij për atë që ka ndodhur.

“Nuk janë sjellë keq, me përjashtim që unë nuk e arsyetoj këtë dhe nëse më lejohet me fol unë kam disa konkluzione të mia”, ka thënë Haradinaj.

Ju pëlqen!

Nënkryetari i veteranëve, Specialen e ka quajtur të uzurpuar, duke thënë se nuk e njeh mandatin e saj.

“Na keni ozurpu, mundeni me zurpu, nuk e kam njoftë këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk e kam njotë, jeni me afat të skanduar”, thotë ai, duke shtuar se në këtë situatë veteranët i kanë sjellë politikanët që votuan Specialen.

“Që 15 vjet keni 150 mijë nënshkrime nga popullata, faqezitë tanë deputet për rroga të veta e kanë sjellë popullin këtu.

Jam padrejtësisht këtu, e keni thy Kushtetutën e vendit tim, keni thy cdo ligj njerëzor”, tha Haradinaj.

“Faqezinjtë e vendit tim e kanë sjell popullin këtu për rroga të vetat. E ndjej veten që jam padrejtësisht këtu. Keni thyer Kushtetutën e vendit, tim çdo ligji njerëzor. Edhe 500 milionë vjet të më dënoni, janë 500 mijë njerëz që mendojnë si unë. Si 15 vjeçar jam dënuar për mendim të lirë nga regjimi i Millosheviqit. Nuk i biem pishman”.

“Kemi luftuar dhe luftojmë për të drejtën minimale njerëzore: shprehjen e mendimit të lirë”.

“Më këtu nuk bisedoj”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.