Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka publikuar një video të re, mahnitëse të Perseverance Rover në momentin e zbritjes në Mars.

Në video duken minutat e fundit të zbritjes dhe deri në pikën ku rrotat e robotit takojnë terrenin marsian.

Në video shfaqet një vorbull pluhuri dhe zhavorri ndërsa mjeti ulet në Kraterin Jezero.

Ju pëlqen!

“Perseverance” u dërgua në Mars, i mbushur me kamera, shtatë prej të cilave i ishin dedikuar regjistrimit të uljes.

Imazhet e fundit nga Marsi përfaqësojnë reagime jetike për inxhinierët, ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë edhe më tej teknologjitë e përdorura për të vendosur sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq.

 

 

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.