Sergio Busquets ka thënë se ka qenë e pamundur që Barcelona të gjente hapësira në mbrojtjen e Napolit, ndërsa e ka vënë në pah se katalunasit do të kenë mungesa në ndeshjen e kthimit.

Antoine Griezmann e neutralizoi golin e Dries Mertens dhe ndeshja u mbyll 1-1 duke lënë gjithçka hapur për sfidën e kthimit në Camp Nou.

“Napoli luante me një vijë prej katër lojtarësh dhe praktikisht me një vijë prej gjashtë të tjerësh pas tyre, prandaj ishte e pamundur t’i gjenim hapësirat”, ka thënë mesfushori për El Chiringuito.

Ndoshta ju pëlqen!

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Busquets mori karton të verdhë, ndërsa Arturo Vidal u përjashtua me të kuq, prandaj të dy do të mungojnë në ndeshjen e kthimit (më 18 mars).

“Tash për tash kemi pak opsione, prandaj duhet të gjejmë zëvendësimet e duhura”, është shprehur spanjolli.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!