Marash Kumbulla është në shënjestrën e gjithnjë e më tepër klubeve, aq sa tashmë Verona po shpreson të ngrihet një ankand për mbrojtësin e përfaqësueses së Shqipërisë. Interesimit të Inter, por edhe klubeve të Premier League i është shtuar një rrezik i madhe sepse është Napoli tani që provon të bëjë goditjen e madhe, duke luajtur me cmimin.

Sipas L’Arena, klubi i De Laurentiis po kërkon ti paraprijë lëvizjeve të rivalëve, duke vendosur në tavolinën e Veronës një propozim prej 28 milionë euro cash, pa lojtarë në shkëmbim. Presidentit të Veronës sigurisht i vlen më shumë arkëtimi i plotë i vlerës së lojtarëit të tij, por shpreson që kur gjërat të bëhen konkrete edhe për klubet e tjera kartoni i Kumbullës të ngrihet edhe më shumë, ndaj dhe po merr kohë.

20 vjecari shqiptar i pëlqen Tottenham e Chelsea në Premier League, ndërsa në Gjermani RB Leipzig është në monitorim të situatës. Inter deri tani dukej i favorizuar me 20 milionë që ishte i gatshëm të vendoste në tavolinë, por tani është Napoli favorit dhe De Laurentiis nuk ëhstë nga ata që heqi dorë lehtë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!