Nanë!
Sot, në këtë ditë ftohtë dhjetori, tu udhetu në autobus, perballë pata pamjen ma të bukur që syni mund të sodisin. Nji fëmije të vogël që puthte t’amën pa pushim. E për dreq nja dy pika lot me ranë ashtu pa i miratu, aq sa me erdh pak marre prej njerëzve që mi kishin ngul syte. “Burri nuk kjan, – më erdhen në mend fjalët e tua , që mi thoje fmi , kur qaja se nji teke e jemja nuk u plotësonte. Sot mas shumë vitesh më kaloi feminia nëpër mend, e mu kujtu sesa rrallë të kisha puth unë ty nanë. Po sa shumë të kisha dasht, po njashtu si fmi i llastum kurrë nuk dita me ta tregu at dreq dashnie. Mu kujtonte fort mirë kur nji çokollate në doren teme, ishte gjithmonë nji kafshatë buke ma pak për ty. Po ti kurrë s’u ankove, e tuj qesh ndoshta shpesh ke fjet pa u ngi me bukë. Nëpër mend më kaluan kujtimet, e kur i vuna në peshore ,më dolën qe ty nanë ma shumë te kam pa tuj kjajt sesa tuj kesh. Erdh nji ditë kur u bana burrë, e mu desht me e provu emigrimin. Si gjylpanë më thernin në zemër lotët tu kur më përcolle n’derë, e sa u merzite ti nanë edhe pse unë kurrë nuk pata kanë djali ideal për ty. Kam ec kambë atë natë, maleve të Greqise e kurrë nuk të thashë sa e veshtirë u ba ajo rrugë për mu. Jo se u lodha , po në çdo përfytyrim më dilte fytyra jote, më dilnin lotët e tua që kur i kujtoja , mu bajshin kurth në kambë e me ec nuk më lenin. Dy vjet në vend të huaj , a e di sa më ke mungu nanë? Po kurrë se dhashë veten kur folnim bashkë në telefon, se ti përherë me thoje- ” Burrat nuk kjajnë,,. Më pyet nji herë kur telefonin e mbyllja, e u shtrija ne atë krevat të dalun fare, sesa herë e kam la me lot jastekun. E di nanë, asht marre me kjajt , po unë nuk u bana ndojherë burrë. Mu ka thy zemra shpesh , po ti kurrë se more vesh, ti e din , jam tip i myllun , po edhe skam dasht me ti shtu mërzite. E prapë sot kur jeten teme e vej në peshore , mërzitem ma fort, se e di se s’të kam dashtë mjaftueshëm, ose të kam dasht po skam ditë me ta thanë. Po du ta dish gjithmonë, andrra jeme ma e bukur je ti, je dita jeme me diell gjithmone, je gezimi ma i madh edhe pse keto i patëm me pikatore në këtë jetë. E sot unë s’muj me e u gezu e me u defry se ndihem ne faj kur e gjej veten të lumtun, tu e dit sa ke vujt. Ndoshta s’jam ai djali që ti ke dashtë, e skam me kanë se unë keshtu jam , i ftohtë. Po du ta dish nanë, edhe pse s’ta them, unë sa herë vij në shpi, kur shoh ftyrën tande, çdo gja të keqe harroj. Nji përqafim i joti ,jetën ma shton. Të du nanë, të kam dasht gjithmonë edhe pse kurrë s’ta thashë sa duhet. Djali jot ka me kenë gjithmonë krenar për ty, sa në këta damarë të mijë ka me rrjedh gjaku yt.

Nga Liridon Mulaj