Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, sot ka pritur në takim përfaqësusit e organizatave studentore SKV, RENP, UPSK dhe Skopi. Këtë e ka bëree të ditur përmes një postimi në Facebook.

Më tej ka shtuar se temë diskutimi ishin aktivietet dhe angazhimet e tyre gjatë studimeve nga distanca dhe lidhur me kërkesen zyrtare për lirimin nga tarifat e shkollimit si pasojë e goditjes ekonomike që e pësuam nga pandemia.

Postimi i plotë:

Ju pëlqen!

Sot prita në takim përfaqësuesit e organizatave studentore SKV, RENP, UPSK dhe Skopi.

Biseduam për aktivitetet e tyre, angazhimet me përkushtim gjatë studimeve nga distanca, ashtu si dhe me sfidat me të cilat po përballen gjatë pandemisë.

Studentët më njoftuan se me datë 7 shtator kanë dorëzuar kërkesë zyrtare në të gjitha Këshillat Drejtuese të Universiteteve publike në Kosovë për lirimin nga tarifat për shkollim si pasojë e goditjes shëndetësore dhe ekonomike që e pësuam nga pandemia.

Të njejtën Kërkesë, e kishin dorëzuan me datë 16 shtator tek Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj por që edhe pse ka kaluar një muaj që atëherë, ata ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga MASH.

Sërish, po të njejtën kërkesë, me datë 21 tetor, studentët e kanë adresuan tek Kryeministri Hoti, tek Ministrja e Financave, znj. Bajrami si dhe tek Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Likaj. Nuk ka ende asnjë përgjigje nga asnjë nga institucionet e lartëpërmendura.

Kërkesa e tyre ishte e qartë dhe e drejtë, pagesat semestrale dhe asnjë pagesë tjetër nuk duhet të jene arsyeja pse dikush i lë studimet.

Studentët potencuan edhe shqetësimin e tyre për mospërfshirje në Pakon e Rimëkëmbjes ekonomike nga Qeveria dhe poashtu shprehën indinjatën që edhe pas 12 kërkesave, akoma kanë mbetur pa përgjigje.
U ofrova përkrahjen time si nënkryetare e Kuvendit dhe u premtova se do marre hapa konkret në kuadër të kompetencave të mia, për institucionalizimin e kërkesës që përveçse është e drejtë, është e domosdoshme.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.