Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë, dhe arritja e një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut nuk po duket as në horizont.

Lidhur me situatën që aktualisht është duke mbretëruar në vend ku mijëra nxënës dhe mësimdhënës kanë mbetur jashtë objekteve shkollore, ka folur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci në një intervistë në Telegrafi ka thënë se fëmijët po vazhdojnë të mbahen peng dhe se përfaqësuesit e SBASHK-ut në shkolla po ushtrojnë presion për mbajtje ose mos mbajtje të mësimit.

Ju pëlqen!

“Për fat të keq sot është e 19 ditë që fëmijët po mbahen peng pa u ofruar realizimin e të drejtës bazike të tyre për arsimim, dhe nuk qëndron fakti se ka barrikadim nga të dy anët dhe kushdo që e thotë këtë, ose është keqinterpretim ose mungesë e informatave”, u shpreh Nagavci.
Pavarësisht thirrjeve të SBASHK-ut, që greva të vazhdoj, tashmë disa shkolla kanë nisur procesin mësimorë.

Lidhur me këtë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë intervistës në Telegrafi, e ka vlerësuar si hap të mirë, derisa u ka bërë thirrje përfaqësuesve të SBASHK-ut nëpër shkolla që të mos bëjnë presion.

“Është shumë mirë që në disa shkolla kanë filluar të mbajnë mësimin… dhe e shfrytëzoj këtë mundësi të thërras përfaqësuesit e SBASHK-ut në shkolla që të mos bëjnë presion njeri te tjetri për mbajtje ose mos mbajtje të mësimit, sepse është e rëndësishme që të mos shfrytëzohen fëmijët për të arritur qëllimet e tyre. E para unë si ministre që para 1 shtatorit kam bërë thirrje për vazhdim të mësimit, dhe do të vazhdoj ta bëjë dhe përveç që e kam kompetencë e kam edhe të drejtë”, tha Nagavci.

Duke komentuar deklaratën e kryeministri Albin Kurti i cili përfaqësuesit e SBASHK-ut i quajti sindikalistë të PAN-it, Nagavci tha se kjo është e vërtetë dhe se të njëjtit nuk kanë pse të ndihen të ofenduar.

“Është e vërtetë për faktin se në vitin 2017 kjo kryesi e sindikatës kanë pasur marrëveshje në kohë fushate zgjedhore me PAN-in për shkak të votave, nuk janë deklarata që thuhen për herë të parë. Pse duhet të ndjehen të ofenduar nëse janë PAN, sepse e vërtetë është sepse ata janë PAN. Pse duhet të ndjehet keq z.Ymeri që është PDK”, tha Nagavci.

Ministrja tutje bëri thirrje sërish që mësimi të filloj nëse jo sot, atëherë nesër.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!