Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizje Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shkruar se Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dekaluar se për postin e Presidentit duhet të flasë me VV-në ose Partinë Demokratike të Kosovës, sepse pa njërën nga këto parti s’mund të zgjedhet Presidenti.

“Ndërkohë ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së”.

“E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE! s’mund të zgjedhet Presidenti/ Presidentja dhe këtë e dinë mirë, ashtu sikurse e dinë që me LV! s’mund të bëjnë pazare”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.