“Personalitetin e njeriut ne përafërsisht mund ta njohim edhe në bazë të shijeve të tij muzikore. Ajo ndikon në mënyrën se si ne e perceptojmë botën”

Kudo ka muzikë në telefon, radio, televizione, në dyqane, në lokale, restaurante, në autobus, makinë, në plazh, në rrugë, në treg etj. Të gjitha proceset psikike, si: të perceptuarit, të menduarit, ndjenjat, të mësuarit, motivimi apo frymëzimi, janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, pra varen njëra nga tjetra dhe ndikojnë në njëra-tjetrën.
Personalitetin e njeriut ne përafërsisht mund ta njohim, edhe në bazë të shijeve të tij muzikore. Në vazhdim, në bazë të zhanerave muzikore do t’ju sjellim disa fakte mbi ndikimin e muzikës tek personaliteti, të cilat janë nxjerrë si pasojë e studimeve të shumta.

-Të fillojmë prej origjinës sonë,vendit kur kemi lindur,muzikës folk,popullore,si karakteristikë e një shteti, sepse muzika dhe arti janë bazamenti i një shteti. Tipa krenar janë ata që dëgjojnë Folk dhe që kanë një lidhje emocionale me vendin e tyre. Atyre ju pëlqejnë këngët për qytetet e tyre, vendlindjen, duke ndikuar pikërisht në pikë të nxehtë, e tipa të tillë janë më emocionalë, atdhetarë, e patriotë.

-Ata që dëgjojnë Pop, një term që rrjedh nga fjala popullor, janë persona më energjikë.

-Fansat e Rap dhe Hip/Hop janë më të ashpër apo të rrezikshëm, kanë një vetëbesim në vete e cila mund të ndikoj edhe negativisht tek ta.

-Për muzikën Rock dhe Heavy Metal ,konsideroj se ata persona që pëlqejnë këtë zhaner, janë kreativë, kanë mungesë të vetëbesimit, zakonisht janë të preokupuar, ndjehen ndryshe nga të tjerët, ose janë të zhytur në depresion.

-E zhvilluar nga komuniteti afrikano-amerikanë, në fillim të shek. XX. Muzika Jazz bazohet tek notat Blues, Improvizimi, Rima, dhe me instrumentet si saksofoni, piano,trumpeta etj. Me vet faktin që ka origjinë afrikano-amerikane, tregon që këtë muzikë e kanë dëgjuar dhe zhvilluar skllevërit, pra komunitetet e vuajtura në Jug të SHBA -së. Me tekste të cilat në shumicën e rasteve pasqyrojnë vuajtjen, dhimbjen dhe tragjeditë e afrikano-amerikanëve.

-Fillimisht traditë e muzikës Perëndimore, termi muzikë klasike nuk u shfaq më herët se sa ne shek. XIX. Kjo muzikë është e afirmuar si muzika e klasave të larta, të cilët shpesh herë pengohen me qëllim që të bëhen pjesë e shoqërive të niveleve të larta. Kjo muzikë, ndikon pozitivisht tek proceset psikike, si tek të perceptuarit, menduarit, rikujtimit nxitjes, motivimit etj. Personat që dëgjojnë këtë lloj muzike janë ciliësuar si persona më të mençur. P.sh gjeniu Albert Ajnshtajn, apo dhe shumë figura të ngritura artistike, e historike.