Olsi Jazexhiu, i prezantuar si historian ka dhënë në mesin e muajit dhjetor 2019 një intervistë për revistën e përdymuajshme amerikane “Counterpunch”. Revista është e njohur në ShBA, ndonëse për të ka qëndrime të ndryshme. 
Ajo e cilëson Jaxhexhiun si një historian shqiptaro-kanadez dhe e gjithë intervista është përqendruar në situatën e krijuar nga strehimi në Shqipëri i opozitës iraniane, muxhahedinëve të MEK. 

Jazexhi flet për presione ndaj mediave në Shqipëri, ndaj gazetarëve që kryhet nga MEK me mbështetjen e perëndimorëve. Sipas tij është kjo arsyeja pse media shqiptare mban heshtje për grupin radikal iranian që ka gjetur strehë në vendin tonë dhe në këmbim të të cilit qeveria ka mbështetje të pakushtëzuar nga ShBA. Por pjesa më interesante lidhet me të dhënat që përcjell Jazexhi dhe akuat konkrete të tij. 

Ai përshkruan masat që MEK ka marrë pas skandaleve të viteve 2016-2018 kur në media dolën përfaqësues të tij dhe denoncuan klimën e terrorit brenda kampeve në Shqipërië. Ndër këto masa Jazexhi përmend zhvendosjen nga Tirana në Manëz, ndalimin e vizitave të familjarëve të pjesëtarëve të kampit, përhapjen e lajmeve të rreme se Irani po dërgon agjentë për t’i goditur duke siguruar izolimin e plotë, arritën bashkëpunimin e turpshëm me UNHCR dhe qeverinë shqiptare për të bllokuar dezertimet. Po kështu Jazhexhi akuzon hapur televizione shqiptare se janë vënë në shërbim të propagandës së organizatës. 

Ju pëlqen!

Thotë ndër të tjera Jazexhi: 

Ata kooptuan disa media shqiptare si televizionet News 24 TV dhe Vizion + dhe paguan gazetarët e tyre për të mbështetur kauzën e tyre dhe përhapin pretendimet e rreme të MEK se Irani është një shtet terrorist që do t’i vrasë. Pronarët e këtyre televizioneve nuk lejuan debatin në studiot e tyre mbi atë se çfarë bën MEK, si përhap lajme të rreme dhe sulmon kundërshtarët pa fakte. Gazetarë si Sokol Balla që mbulonin aktivitetet e tyre, realizuan madje edhe një dokumentar ku paraqiteshin xhihadistët si luftëtarë të lirësë

Akuza të rënda këto nga Jazexhi që shfaqet shpesh në ekranet shqiptare për tema që kanë të bëjnë me identitetin apo fenë. Z. Jazexhi nuk jep ndonjë provë për këto akuza, por ai del hapur duke përmendur emra televizionesh dhe gazetarësh në një media të huaj që lexohet në audiencën anglishtfolëse. 

Sipas tij, qeveria shqiptare ka detyruar institucionet shiite, fondacione etj., që ose të mbyllen ose të ndërpresin lidhjet me Iranin dhe këtu përfshihet edhe Komuniteti Bektashi. 

Jazexhi shkon më tej kur deklaron se MEK në fakt udhëzon politikën e jashtme të Shqipërisë në raport me Iranin. Madje organizata ka në veprim shërbimin e saj sekret në Shqipëri, në kundërshtim me ligjet shqiptare në fuqi. Thotë Jazexhi: 

Siç e tha edhe zv.ministri i Brendshëm shqiptar, Besfort Lamallari, MEK, në kundërshtim me ligjet shqiptare, drejton shërbimin e vet sekret në Shqipëri që shërben si një instrument kryesor në orientimin e politikave të Shqipërisë dfejt Iranit. Me pak fjalë, MEK ka marrë në kontroll politikën e jashtme shqiptare për sa i përket Iranit dhe… kryen aktivitete spiunazhi brenda Shqipërisë kundër qytetarëve shqiptarë dhe të huaj

Jazexhi shton se financimi i qëndrimit të tyre bëhet nga Arabia Saudite dhe vlera shkon në 1.5 milionë dollarë në muaj. Ai deklaron se ka patur biseda me përfaqësues të organizatës që kanë shprehur frikën se Trump do t’i braktisë siç bëri me kurdët dhe ky do të ishte fundi. 
Nuk dihet si mund të lexohet një akuzë e kësaj natyre, por qeveria shqiptare ka dëshmuar edhe me gulenistin e deportuar se toleron shumëçka kur vjen puna për të mos cenuar raporte me fuqi të caktuara.  

Strehimi i muxhahedinëve është patjetër një çështje e sigurisë kombëtare dhe mjaft delikate. Por konspiracioni që mbulon strehimin e tyre patjetër që ushqen kësi spekullimesh që në çdo rast meritojnë vëmendje pse në Shqipëri jetojmë, vend ku çdo gjë bën vaki.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.