Vjosa Osmani, sot i ka dërguar zyrtarisht një letër Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion çdo detaj i procesit të votimit të datës 20 qershor që rezultoi me shkarkimin e saj nga pozita e Nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

Megjithatë një shërbim të tillë për Osmanin nuk mund ta kryej Kryesia e LDK’së, meqë nuk ka kompetenca. Kështu ka thënë në një përgjigje për Gazetën Express, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai potencon se një letër e tillë nuk është dërguar në adresë të Kryetarit të partisë dhe se Kryesia e LDK’së nuk është adresa që mund t’i bëjë zgjidhje Vjosa Osmanit, për kërkesën e paraqitur.

Ju pëlqen!

“Një kërkesë të tillë, Vjosa Osmani nuk e ka adresuar te unë, si Kryetar i LDK-së. Sipas Statutit të LDK-së, Kryetari i LDK-së i propozon Këshillit të Përgjithshëm zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë dhe të nënkryetarëve të LDK-së, poashtu edhe shkarkimin e tyre. Prandaj adresa nuk është Kryesia. Sepse, nuk ka te beje kjo me Kryesinë dhe fushëveprimin e saj”, ka thënë Mustafa për Express.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!