Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk janë nxituar me inicimin e mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti – pjesë e të cilës ishte edhe LDK-ja.

Mustafa në Rubikon me Adriatik Kelmendin tha se LDK-ja e kishte paralajmëruar edhe më parë kryeministrin se duhet ta heqë tarifën siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk u nxituam fare, sepse unë e kisha paralajmëruar qysh më herët Kurtin që tarifa duhet të hiqet pa kushte dhe çështja e reciprocitetit duhet të merret vesh në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në”.

Ju pëlqen!

“Deri në ditën e premte nuk kishim asnjë përgjigje nga Kurti. Pasi që e dorëzuam mocionin, Kurti doli me propozim që të hiqet tarifa dhe të hiqet pjesërisht, vetëm për lëndën e parë dhe materialin, dhe të jepet një zotim i qeverisë që ajo të hiqet plotësisht me datën 1 prill dhe pastaj të aplikohet reciprociteti në të gjitha fushat. Ishte edhe i vonshëm dhe në kundërshtim me atë që kërkonin aleatët tanë dhe me atë qe ne kërkonim nga partneri ynë qeverisës, pra Lëvizja Vetëvendosje”.

Mustafa tutje tha se bllokimi i mjeteve të korporatës Sfidat e Mileniumit për LDK-në ishte një sinjal i qartë që Kosova po i prishte raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SHBA kërkoi që tarifa të hiqet pa kushte. ‘Pa kushte’ nënkupton pa reciprocitet që pastaj SHBA-së dhe BE-së ju lihet një hapësirë e mjaftueshme që të merret me të gjitha pengesat tregtare politike dhe ekonomike që i bën Serbia”.

“Për neve ka qenë një sinjal mjaft i rëndësishëm bllokimi i mjeteve të Korporatës së Sfidave të Mileniumit që janë rreth 200 milionë dollarë, pa marrë parasysh që kryeministri po thotë që nuk ka parë ato para akoma”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!