Hafiz Gagica

Lidhur me fondin e Republikës së Kosovës i shëndrruar në fondacion privat “UFORK” nuk mund të ipen vetëm sqarime të pjesëshme!

Keqpërdorimet e Fondit të Republikës së Kosovës për tre-përqindëshin (3%) datojnë shumë më herët, prandaj sqarimet e pjesëshme që këto ditë janë dhënë lidhur me keqpërdorimin e mjeteve të tij, nuk e justifikojnë aspak drejtësinë kosovare dhe as atë ndërkombëtare, EULEX-in, për gjoja hetime të një pjese të keqpërdorimeve dhe përfitimeve të paligjshme të disa individëve nga ai fond. 

Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, duhet të japin informatë si dhe raport të plotë, lidhur me atë se si është menaxhuar Fondi i Republikës së Kosovës i menaxhuar nga Qeveria në Ekzil ( 3%-shit) ku kanë shkuar mjetet e fondit të “UFORK-ut”, ku ësht kapitali financiar i “Dardania Bankës”? Çfarë ka ndodhur me objektet dhe lokalet e fondit etj?

Ju pëlqen!

Të gjitha këto pyetje dhe dyshime për keqpërdorimin e mundshëm të këtyre fondeve prokuroria e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, për hirë të drejtësisë dhe opinionit, patjetër duhet t’i hetojë deri në fund këto fonde, nëse në Kosovë duam të ndërtojmë shtet ligjor dhe demokratik!
/Hafiz Gagica/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!