Elon Musk bëri një kthesë 360 gradëshe sa i përket përfshirjes në bordin drejtues të Twitter pavarësisht se është aksioneri më i madh në rrjetin social me 9.2% të aksioneve.

Njeriu më i pasur në botë pritej të bëhej anëtar i bordit të Shtunën por shefi ekzekutiv i Twitter Parag Agrawal tha se Musk e kishte refuzuar ofertën.

Pasuria e Musk llogaritet në 260 miliardë dollarë dhe javën e kaluar u bë investitori më i madh në kompani.

Ju pëlqen!

Ai gjithashtu është një përdorues aktiv i rrjetit social me 81.3 milionë ndjekës në platformë.

Pas lajmi se Musk ishte bërë investitori më i madh në kompani, aksionet e Twitter u rritën me 27%.

Lexo po ashtu:  Fjalimet e një diktatori/ Recension për librin “Fjalimet që përgjakën Ballkanin”, të autorit Gëzim Mekuli
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!