Ambasada e Gjermanisë në Tiranë kujton 58 vjetorin e ndërtimit të murit të Berlinit duke e konsideruar si një kurth vdekjeprurës për qindra njerëz dhe e konsideron si muri më famëkeq në botë.

“Muri i Berlinit qëndroi 28 vjet dhe ishte një nga ndërtimet më famëkeqe në botë: Muri ndau Berlinin Lindor dhe Perëndimor. 58 vjet më parë, më 13 gusht 1961, RDGJ filloi ndërtimin e murit. Fortifikimet vdekjeprurëse kufitare ndanë jo vetëm familjet dhe miqtë, por u bënë gjithashtu një kurth vdekjeprurës për qindra njerëz”, shprehet ambasada, transmeton atsh.

Po ashtu, ambasada Gjermane shprehet se një cop e murit të Berlinit ndodhet në Tiranë.

“Për fat të mirë, muri është sot histori! Edhe në Tiranë gjendet një segment i murit në memorialin “Post-Bllok” si një simbol i lirisë që kujton Revolucionin Paqësor në Gjermani, i cili rrëzoi murin në vitin 1989”, shprehet ambasada.

Muri i Berlinit ishte një barrierë e ndërtuar nga republika demokratike e Gjermanisë. U ndërtua më 13 gusht 1961 dhe u shkatërrua më 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim.

Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet.

Shkatërrimi i tij shënoi fillimin e krisjes së komunizmit në Evropë. Rënia e Murit të Berlinit ndodhi në 3 tetor 1989 dhe ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për shtetin e Gjermanisë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]