Mund të të ketë ndodhur edhe ty që po lexon këtë artikull. Mund ta kesh gjetur veten duke menduar me zë të lartë pavarësisht ambientit apo njerëzve që të rrethojnë. Mos u shqetëso, nuk ka asnjë problem. Sipas ekspertëve të folurit me veten është diçka shumë e mirë.

E folura me veten dhe rëndësia e saj

Njeriu flet me veten në heshtje gjatë gjithë kohës. Këto monologje janë të shëndetshme dhe e mbajnë mendjen në punë.

Ju pëlqen!

Falë të folurës së brendshme, ne jemi në gjendje të organizojmë mendimet, planifikojmë veprimet, konsolidojmë kujtesën dhe të përpunojmë emocionet. Ekspertët thonë se të shprehurit e mendimeve me zë të lartë të ndihmon të kesh një botëkuptim më të qartë të të tashmes dhe të ardhmes.

Sipas tyre, mënyra se si i flasim vetes dhe me veten është një monolog i çmuar që shpalos mendimet, gjendjen emocionale dhe sjelljen.

Ekspertët janë të bindur se e folura me veten mund të jetë një shenjë e një mendje në formë dhe një personi tejet intelektual.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.