Eden Hazard mund të mungojë të mërkurën mbrëma kundër Mallorcas Kalendari i ndeshjeve të ngjeshura nuk e lë Realin të ndalojë dhe pas fitores 2-1 kundër Real Sociedadm Los Blancos janë rikthyer menjëherë në stërvitje. Ra në sy mungesa e Eden Hazard, edhe përkundër se ‘Reale Arena’ nuk luajti asnjë minutë.

Të gjithë futbollistët që ishin rezervë mbrëmë bën stërvitje të plota, por Hazard sipas klubit, bëri ushtrime vetëm në palestër. Një sinjal se Hazard mund të ketë probleme të vogla dhe për ta mos rrezikuar, AS raporton se Zinedine Zidane do ta lë të pushojë edhe kundër Mallorcas, ndeshje që do të zhvillohet në “Alfredo di Stefano” nga ora 22:00.

Lexo po ashtu:  Të shtunën shqiptari Robin Krasniqi rikthehet në ring
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!