Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, në një reagim lidhur me publikimin e videos me familjarët e vajzës së përdhunuar në Kavajë , thekson se do të bëhet një vlerësim sipas ligjit dhe dispozitave përkatëse.

“Në rast se do të konstatohen elementë të shkeljes së tij, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrativ, në përfundim të të cilave do të dilet me aktin përkatës”-thuhet ne reagim.

Reagimi:

Zyra e Komisionerit është njohur me ngjarjen të cilës ju i referoheni, nëpërmjet medias.
Zyra e Komisionerit, ashtu si edhe për të gjitha rastet e tjera, do të bëjë vlerësimin e duhur të çështjes, në raport me parimet dhe dispozitat e ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Në rast se do të konstatohen elementë të shkeljes së tij, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrativ, në përfundim të të cilave do të dilet me aktin përkatës.

Zyra e Komisionerit e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me organet e medias, në funksion të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, ku bën pjesë edhe mbrojtja e të dhënave personale, e sanksionuar në nenin 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

/MekuliPress/

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]