Ilir Meta po i demostron të gjithë aftësitë e tij karizmatike këto kohë për t’u vetëshpallur si shpëtimtar i Republikës. Gardianin kushtetues, mbajtësin e peshave të rënda në politikë, komedianin, shakaxhiun, sovranisitin, shantazhuesin, balerinin, malësorin, fushorin e kështu me radhë.

Pas piruetës me Besnik Muçin të cilin e futi nga dera dhe e nxori nga dritarja e Gjykatës Kushtetuese i ka bërë thirrje popullit për t’u ndarë me referendum nga “diktatori” Edi Rama.  Njeriun me të cilin ka bërë marrëveshje personale kur ia ka lypur llogaria e ngushtë politike dhe familjare, pa pyetur as popullin as shqiptarët, të cilëve sot u kërkon të marrin në dorë fatin e tyre.

“Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore”– ka deklaruar Meta nga zyra e Presidencës.

Ju pëlqen!

Pëpara se të bëjë të tilla thirrje, zotëria në fjalë që e gëzon zyrën e Presidentit falë llogarive me pazarxhiun vizionar Edi Rama, duhet të sqarojë përgjegjësitë për bashkëqeverisjen 4 vjeçare me “diktatorin mavi” në emër të një marrëveshje kriminale që u gatua dhe u firmos në 1 Prill të 2013 në Shkodër nga keta dy personazhe. Ilir Meta të sqarojë nëse edhe ate marrëveshje e firmosi si Mic Sokoli apo Salvador Alejnde, të cilët e frymëzojnë në këto kohë të vështira për Republikën! Për të hequr cdo dyshim fundja se halli per te cilin na kerkon te solidarizohemi nuk eshte vetem personal.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!