Anthony Joshua ka zbuluar nëse do të përballej më para me Muhammad Ali apo me Mike Tyson.

Kampioni i katërfishtë aktual, Joshua, ka bërë të ditur se do të preferonte më shumë një duel me Ali sesa me Tyson, pasi ai do ta bënte të dukej më i mirë.

“Do të preferoja të përballesha me Ali më pra sesa me Tyson, sepse unë jam një luftëtar boksier dhe stilet tona do të shkonin” ka thënë Joshua për ‘The Sun’.

“Nuk kishte shumë boksierë që mund të përballeshin me Tyson; Nuk do të dukesha mirë kundër tij sepse kishte stil të jashtëzakonshëm” ka shtuar tutje AJ.

Dueli i radhës për Joshua do të jetë më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’ të New York, ku do të bëjë debutimin në ringun amerikan, kundër Jarrell Miller. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress