Ditën e djeshme me aksionin e Policisë së Kosovës nuk doli ashtu, siç u mendua, pasi u sulmuan dhe u plagosën forcat policore nga kriminelët serb.

Serbia vuri në veprim makinerinë vrastare dhe askush nga kriminelët e armatosur dhe që zunë pritë nuk u kapën. Madje duket se çdo gjë ishte e planifikuar meqë ranë  dhe u plagosën policët.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve juridike në vend profesor Muhamet Kelmendi i cili për “Bota sot”, ka thënë se sovraniteti dhe integriteti territorial, apo shteti ligjor nuk ndërtohet me persona zyrtarë të pakualifikuar, të dyshimtë dhe të kapur.

Ju pëlqen!

“Pse dhe si lajmëroi krimineli Vuçiq para disa jave për aksion? Përse z. Thaçi? Mjaftë më me vegla të dyshimtë, po fillo e spastro policinë, AKI-në, prokurorinë dhe Gjykatat. Nuk mund të ecet me persona të dyshimtë. Shteti do njerëz shtetëror dhe ju Hashim Thaçi e dini shumë mirë këtë. Po pse vallë  na trego se si dolën kriminelët në pritë, pa u njoftuar paraprakisht?! Janë vallë kriminelët të mbërrit e Zotit të dinë kohën dhe vendin për të zëne pritë. Ka raste të tilla, apo të mjafton kjo z. Thaçi për spastrim të të gjitha organeve të shtetit?! Nëse kjo nuk mjafton, atëherë çka është ajo diçka tjetër më e rëndë?  Vriten policët dhe plagosën, dhe askush nuk përgjigjet?? Po pse nuk fole një fjalë more Hashim Thaçi, pse dhe mjaftë më me këto lojëra”, është shprehur profesor Kelmendi.

Sipas tij, aspiratë e kombit shqiptar është Bashkimi Kombëtar mbi bazën: shteti – komb, por  në fushën politiko- juridike mbi Bashkimin e Kombit të ndarë, padrejtësisht dhe në kundërshtim me vullnetin e tij, janë dy teori mbi mënyrën e realizimit të kësaj çështje kombëtare.

“Së pari, është e drejta e vetëvendosjes së kombit me referendum mbi të ardhmen, duke paraqitur alternativat, deri tek Bashkimi Kombëtar. Dhe së dyti është nxjerrja e vendimit të dy a më shumë kuvendeve të shteteve, sikundër bëri edhe Gjermania në vitin 1989/90, kur u bashkuan në një shtet. Këto dy forma janë ligjore, por a mund të besohet vallë tek forma e paraqitur e Hashim Thaçit? Parimisht është e drejtë  mënyra dhe forma e paraqitur, dhe duket si mjet i Thaçit për të realizuar krejtësisht diçka tjetër. Unë kam dëshirë që në të vërtetë të kemi një evoluim të Thaçit në fushën e tillë. Të kemi pra një person që punon për Bashkimin Kombëtar”, ka thënë profesor Kelmendi.

Por sipas tij, kështu nuk shkon sepse edhe vetë  Hashim  Thaçi e dinë shumë mirë se çka ka bërë deri më tash me shtetin dhe kombin e Kosovës.

“Çdo njeri është dëshmitar i lulëzimit të 1 mijë teorive të ndryshme mbi territorin, mbi shtetin dhe mbi kombin. Dhe të gjithë e dimë se Hashim Thaçi ka manovruar me këto çështje deri në shkatërrimin e tërësisë territoriale, të sovranitetit të shtetit dhe të ngushtimit të pushtetit qendror. Pra loja e Thaçit është e nduarduarshme, sepse ai është autori i shumë veprimeve të dëmshme për vend. Ky njeri e shkatërroi UCK-në, dhe ky njeri krijojë komuna serbe me nga 100 banorë me kompetenca të larta. Madje e vuri shtetin nën thojza, dhe e ndau në bashkëpunim me urdhrin francez edhe veriun nga Kosova, duke lejuar kështu edhe spastrimin e asaj pjesë nga shqiptarët. Është pikërisht ky Hashim Thaçi që formoi Asociacionin serb, dhe bëri amnistinë e kriminelëve në Veri duke formuar edhe Listën Serbe”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Ai konsideron se ka një vit e më shumë që ky njeri ka paraqitur teori, e teori mbi marrëveshjen me shtetin serb, madje njëherë ishte për shkëmbim të territoreve.

“ Thaçi evuloi dhe kërkoi korrigjim dhe në fund doli për bashkim të Luginës me Kosovën, pa humbur shteti ynë asnjë centimetër. Dhe përfundimisht e lanësoi teorinë e Bashkimit Kombëtar duke kërkuar që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të marrin vendim për bashkim. Por kjo parimisht është jo e drejtë, sepse presidentit të vendit nuk i lejohet forma e tillë e diskutimit. Ai i ka mekanizmat dhe kërkohet që çështjen ta rregullon në Tiranë dhe në Prishtinë dhe të vendoset çështja e Bashkimit Kombëtar në një shtet. Pos  saj duhet të jetë shteti – komb, por ai nuk veproi kështu. Thaçi e ka këtë si një mjet tjetër për synimet e veta, madje në tavolinën e Thaçit janë shumë kërkesa të bëra në 20 vitet e jetës së pas luftës dhe të gjitha i ka refuzuar. Madje në vitin 2002 dhe 2003 ne Kuvendin e Kosovës, nën drejtimin tim që bëra kërkesa të tilla, mbi 30 mijë nënshkrime janë të qytetarëve të Kosovës për marrjen e vendimit të Kuvendit për Bashkim. Por ato nënshkrime u refuzuan  pasi vet Hashim Thaçi tha se : “Kemi rrethana të reja që mundësojnë Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”. Por pyetja ime ishte : “ Se cilat janë ato rrethana vallë?  Por mendoj se me këtë kërkesë hapet dhe zhvillohet plani serbomadh për ndarjen e Kosovës dhe hiqet e drejta që Kosova të thotë vet fjalën e vet përfundimtare. Ndoshta ka edhe shume shkaqe tjera, po ato i takojnë Hashim Thaçit ti tregon”, ka thënë Kelmendi.

Ai po është i habitur edhe me çështjen e  Bashkimit me Kosovën  e cunguar, pa Ujmanin, pa Mitrovicën, dhe pa Trepçën .

“ Thaçi duhet të ftojë kompetentët në Tiranë dhe në Prishtinë dhe të paraqesë planin e tij për Bashkim në mënyrë që kombi të flas me një gjuhë dhe të realizohet kjo aspiratë historike. Duke mos vepruar kështu është shumë rëndë të besohet në sinqeritetin e Thaçit. Ajo del si mjet i lojës me teoritë shkencore dhe këtë e ka bërë  Thaçi shumë praktik. Ai dinë të manovrojë me ndjenjat e njerëzve dhe me mbi këtë bazë dëshiron të jetë shkaktari i çështjeve zhvillimore. Baxa e tij është dhe nëse del mirë do të thotë “ :E kam thënë pra unë Hashim Thaçi këtë,  ndërsa e kundërta  e Thaçit, mos bashkimi, del  si arsyetim i  tij,” : Kjo ishte teori e vullnetin tim”. Pra lojërat  e Thaçit me aspiratën historike të kombit shqiptar janë të dëmshme. Sepse populli ynë luftojë dhe është për Bashkim Kombëtar, por pa humbur vend dhe pa krijuar manovrime me vullnetin tonë. Shqiptarët kanë të drejtë në Bashkimin e Kombit mbi bazën e teorisë juridiko-politike e shkencore që shteti dhe Kombi janë mbi të gjitha”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.