Vlera Gjakova

– Mshele more gojën, ti u bone me na shitë mend!
– Kthehu more n’Shkup, çka po lypë n’Prishtinë!
– Tash je n’Prishtinë mos na folë mo për Shkupin!
– Ka bollë qika e gra Kosova, ti je makedonkë!
– E qysh ti qaq mirë po e njehë Kosovën e shehrin e Prishtinës?
– Prej kah ti gjithë këtë shoqni n’Prishtinë, plus gru! Krejtë po të njohin?
– E qysh ti krejtë familjen n’Pejë, n’Gjakovë e Prishtinë e vetë ke jetu n’Shkup? A nuk patë burra Shkupi që na sjellën ni gru?
– Cfarë dialekti paske oj Vlerë, krejtë me literaturë po folshe!
– Qysh po e shqiptojshe: r-në dhe rr-në. Folë more normal.
– 31 vjeçare je a? Po dokesh kishe i ki 24-25.
– Veshu pak ma sexy, shminkoju se dokesh ma e vjetër, ma e pjekun!
– Qysh devojka 31 vjeçare hala pa të dashur?!
– Je ka i komplekson burrat kur po folë. Mos iu shitë mend se ikin, e vitet shkojnë…
– S’bon edhe karrierë edhe burrë me gjetë, zgjedhe njonën!
– Krejtë kohën je ka na folë për libra, filozofi e politikë, aktivizëm. A din me folë diçka tjetër?

Pavarësisht alambikimve teorike; pavarësisht feministeve shqiptare që nuk kanë imponuar fuqizimin e aftësive për të treguar efektet e tyre – ndërsa gjatë gjithë kohës janë duke mbajtur një qëndrim pasiv; pavarësisht transformimeve të sistemve politike, sociologjizante, tradicionale, zakonare, idiologjike, morale, tipologjia e marrëdhënieve të natyrshme mes burrit dhe gruas vazhdon të jetë i kufizuar nga idologjia e kulturës dhe optike sociale maskiliste, duke përdorur elemente patriarkale, opinione paragjykuese, fanatizëm të theksuar të modernizuar, ndarjeve të roleve nga burri që, po forcohen në vorbullën e sistemit shoqëror kapitalist.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Sot gratë nuk duhet të festojnë por duhet të marshojnë!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!