Më 1 dhjetor 1958, pra 62 vjet më parë, u shfaq për herë të parë në Shkodër opera e parë shqiptare “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova.

“Mrika” ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti që u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Opera “Mrika” ka dalë si trashëgimi vlerash nga të mëdhenjtë e qytetarisë shkodrane si Palok Kurti, Lec Kurti, Kardinal Mikel Koliqi, Pader Martin Gjoka, Shuk Shllaku dhe ka vazhduar kjo traditë të prodhojë të lartë të tjerë të muzikës si Ramadan Sokoli, Tonin Harapi, Tish Daija, Çesk Zadeja, Pjetër Gaci, Gjon Kapidani, deri te shkodranet e ditëve të sotme.

Ju pëlqen!

“Mrika” mishëroi ëndrrën e të gjithëve, por sidomos artistëve shkodranë, me në krye të madhin Prenk Jakova, që dhe Shqipëria të kishte operan e saj. Kujtimi i një plejade të tillë, e cila arriti një sukses të madh të kohës, e që vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një kujtim gati legjendë për realizimin e veprës operistike, është një detyrim moral i ditëve të sotme.

Patjetër që mbas kësaj vepre kanë dalë vepra të tjera, por kjo është pionierja e gjinisë së operas dhe njerëzit e saj, po ashtu, janë pionierët e fillimit të muzikës së madhe që na bashkonte me botën e qytetëruar./ata/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.